Ballina Lajme U arrestuar për përdhunim dhe rrëmbim, 47-vjeçari shqiptar shpallet fajtor, dënohet me...

U arrestuar për përdhunim dhe rrëmbim, 47-vjeçari shqiptar shpallet fajtor, dënohet me 13 vite burg në Francë

1

Një 47-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Edmond Herri, është dënuar me 13 vite burg në Francë, pasi u shpall fajtor për akuzën e përdhunimit.

Ai ishte arrestuar dhe ndodhej në paraburgim që në tetor të 2022, ndërsa sot ka dalë para gjykatës dhe është njohur me masën e sigurisë.

Referuar mediave franceze, ndaj 47-vjeçarit rëndojnë akuzat për rrëmbim, përdhunim, dhe mbajtje armësh pa leje.