Ballina Lajme U arrestua për pastrim parash, ish-zyrtarja Alda Klosi shtrohet në spital

U arrestua për pastrim parash, ish-zyrtarja Alda Klosi shtrohet në spital

1

Ish-zyrtarja Alda Klosi që u arrestua për pastrim parash dhe fshehje pasurie është shtruar në spital. Sipas Shqiptarja.com  Klosi ka shfaqur probleme kardiake dhe është dërguar në spital që prej ditës së djeshme..

Alda Klosi u arrestua mbrëmjen e së premtes pas dëshmisë së pastrueses Rozeta Dobi.

Dobi ka deklaruar se paratë vinin që nga viti 2021 me çantë dhe se Alda Klosi ja kishte dhënë vetë asaj për t’ia ruajtur.

“Nuk kam dijeni kush i sillte, por paratë vinin në çantë. Në dhjetor 2022 Alda ngaqë kishte konflikte me burrin më kërkoi t’i ruaja. Ditën që i mora me çantë i mora nga kasaforta, pasi Alda nuk ishte në shtëpi. Më tha ajo vetë merri në kasafortë. Ngjarjen e vjedhjes e inskenova pasi ajo donte të ngarkonte me përgjegjësi burrin atë ditë nuk kam marrë lekë.”, ka thënë Rozeta Dobi.

Ndaj Klosit rëndojnë tre akuza: për fshehje pasurie, pastrim parash, dhe për deklarim të rremë parash.

Ndërkohë pritet që ditën e nesërme të zhvillohet seanca për masën e sigurisë./Opinion.al