Ballina Lajme U arrestua pasi iu gjet arsenal armësh, Kujtim Çaushi daja i Elton...

U arrestua pasi iu gjet arsenal armësh, Kujtim Çaushi daja i Elton Deliut që u ezekutua bashkë me nënën në 2008-ën

1

Kujtim Çaushi 62 vjecari i cili u arrestua pasdites e së enjtes në kuadër të operacionit “Arsenali” gjatë të culut u sekuestrua bjë arsenal armësh është daja i Elton Deliut i cili u ekzekutua bashkë me nënen e tij Flutura Deliu më 27 dhjetor 2008 ne banesën e tyre prapa presidencës në Tiranë.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se arsenali i armëve si snajperë, granata hedhës, dylbi, etj si dhe mjete te blinduara, u zbulua nga oficerët e Komisariatit nr. 6 në Tiranë në një ambient të përshtatur ngjitur me banesën në pronësi të Elton Deliut por që administrohej nga daja i tij i cili përfundoi në pranga, ndërsa djali i tij Erlind Caushi shpall në kërkim.

Ky i fundit sapo ka pikasur policinë mësohet së është larguar me urgjencë duke iu shpëtuar prangave.

Elton Deliu u ekzekutua bashkë me nënën në apartamentin e tyre në katin e gjashtë të bëj pallati mbrapa Presidencës, në rrugën “Perlat Rexhepi”.

Mendohet se fillimisht, autorët e krimit mafioz goditën me një plumb në kokë të ëmën, Flutura Deliu, 52 vjeçe, dhe më pas qëlluan me plumba 32-vjeçarin.

Pas vrasjes se tyre bashkëjetuesja e Deliut pati probleme pasurie me familjen Caushi, përplasje e cila nuk u bë e qartë sesi përfundoi.