Ballina Vendi U aksidentua me gruan dhe foshnjën, përkeqësohet gjendja e Arjan Konomit

U aksidentua me gruan dhe foshnjën, përkeqësohet gjendja e Arjan Konomit

1

Gjendja e Arjan Konomit është përkeqësuar. Lajmin e ka bërë me dije një i afërmi i tij, i cili ka bërë me dije se Konomi ka kaluar sërish në zonën e reaminacionit në orën 19:00 të pasdites së sotme. Ndërkohë që deri më tani, raportohet se bashkëshortja e tij, Vilma është në gjendje më stabël.

Ngjarja e rëndë që mund të kishte përfunduar në një tragjedi ndodhi mesditen e së dielës në rrugën e Kavajës. Çifti Vilma dhe Arjan Konomi ishin duke kaluar rrugën në vijat e bardha bashkë me foshnjen e tyre 3 muajshe. Me një shpejtësi të lartë, Ajas Sulejmani i përplasi dhe pasi zbriti nga makina dhe pa çfarë ndodhi u largua nga vendi i ngjarjes, duke mos iu dhënë as ndihmën e parë. Ai u arratis për gati 3 orë dhe më pas u arrestua në një nga spitalet private të Tiranës.

Policia arrestoi edhe kushëririn e tij pasi dyshohet se ishte me të si pasagjer në momentin e aksidentit. Ndërkohë që në spitalin e Traumës ndodhet vetëm çifti. Foshnja ka dalë nga spitali pasi fatmirësisht nuk ka marrë dëmtime, ndërsa gjendja e Vilma dhe Arjan Konomit është e qendrueshme. Ata janë jashtë repartit të Trajtimit Intesiv dhe po trajtohen për Politraumë pasi kanë marrë dëmtime në disa pjesë të trupit.