Ballina Kulture TV Kombi uron “Artistin e popullit” Luftar Paja në 81 -vjetorin e...

TV Kombi uron “Artistin e popullit” Luftar Paja në 81 -vjetorin e ditëlindjes së tij

2

TV Kombi uron “Artistin e popullit” Luftar Paja në 81 -vjetorin e ditëlindjes së tij Gëzuar ditëlindjen nga Tv Kombi “Artisti i Popullit” Luftar Paja! Sot “Artisti i Popullit” Luftar Paja feston 81-vjetorin e lindjes së tij.

I lindur në Gorishovë të Mallakastrës pas mbarimit të shkollës së mesme elektrike e pedagogjike në vitin 1963 mbaron studion një vjeçare për aktor në Teatrin Popullor. Qysh në moshë të re spikat talenti i tij si aktor. Kontribut të madh në formimin e tij si aktor ka dhënë regjisori Llazar Vërria dhe veçanërisht aktori dhe regjisori i talentuar Pëllumb Kulla. Në vitin 1968 u emërua aktor profesionist në estradën e Fierit. Në vitin 1971 është ndër të parët në krijimin e Teatrit “Bylis” Fier.

Luan në teatër në dramën “Hijet e natës”, “Fejesa e Çehovit”. Ndër rolet më të spikatura të aktorit Luftar Paja janë: “Çobo Rrapushi me shokë” në rolin e Çobosn në dramën “Vite të paharruara”, “Fytyra e dytë” e në qindra e qindra komedi me një akt.

Luftar Paja ka marrë pjesë dhe në shumë filma artistik. Ku ka spikatur me role në filma patriotik si “Këshilltarët”, “Guna përmbi tela”, “Nëntori i dytë”, “Gjeneral Gramafoni” apo “Ëndrra për një karrige”, “Zëvendësi i grave” etj. Ai ka luajtur përkrah aktorëve të mëdhenj shqiptar si Roland Trebicka, Sandër Prosi, Mirush Kabashi, Hajrie Rondo, Kadri Roshi etj. Në vitin 1979 merr titullin “Artist i Merituar” ndërsa . Në vitin 1990 merr titullin e lartë Artist i popullit. Në vitin 2001 është shpallur qytetar nderi i Fierit. Në 31 maj të vitit 2005 atij i jepet titulli Nder i Qarkut Fier./Tv Kombi/