Ballina Bota Turqi/ Shpërthim në një fabrikë raketash në Ankara, 5 persona humbin jetën.

    Turqi/ Shpërthim në një fabrikë raketash në Ankara, 5 persona humbin jetën.

    0

    TURQI- Të paktën pesë persona kanë humbur jetën, si pasojë e një shpërthimi në një fabrikë raketash në Ankara.

    Ministria turke e Mbrojtjes ka bërë të ditur se pesë punëtorë janë vrarë dhe se ka nisur hetimi për mënyrën se si ka ndodhur aksidenti, shkruan Protothema.

    Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në repartin e prodhimit të dinamitit dhe sipas hetimeve të para incidenti mendohet të ketë ndodhur nga ndonjë reaksion kimik.