Ballina Vendi Turizmi fetar/Kisha e Lacit,Ja pse duhet ta vizitoni!?

Turizmi fetar/Kisha e Lacit,Ja pse duhet ta vizitoni!?

3
Unknown

Kisha e Laçit, ose kisha e Shna-Ndout (Shën-Antonit) ndodhet në Laç. Në këtë kishë magjike çdo ditë mbërrijnë me qindra pelegrinë nga e gjithë Shqipëria. Ajo që besimtarët kërkojnë në këtë kishë është shpëtimi fizik dhe shpirtëror. Kjo kishë e rëndësishme, e kthyer në destinacion të peligranazhi, përveç të tjerash shërben edhe si destinacion turistik, i rrallë në llojin e vet.

Kisha ndodhet vetëm 20 minuta larg aeroportit Nënë Tereza, rreth 40 minuta larg portit të Durrësit dhe 25 minuta larg portit të Shëngjinit dhe çdo vit mirëpret rreth 1 milion vizitorë.

Si të shkoni

Furgonët për Laç merren tek Terminali i ri Fundor në afërsi të mbikalimit “Casa Italia” në rrugën “Kastriotët”. Nisja e tyre nga Tirana bëhet çdo gjysëm ore, duke nisur nga ora 5 e gjysëm e mëngjesit deri në orën 7 të pasdites. Rruga zgjat rreth një orë. Nëse keni mjetin tuaj privat, komoditeti në udhëtim është më imadh dhe do jeni të pavarur gjatë udhëtimit. Kisha e Laçit është e vendosur në një kodër të lartë buzë një rrëpire. Nga perëndimi i objektit fetar ndodhen shkallët për të zbritur te guva, që ndodhet në lindje të Laçit, 250 m mbi nivelin e detit, e gjatë disa metra, e lartë 2-3 m, e gjerë 1-4 m.

Ura e Zogut - foto 27.al

Ura e Zogut – foto 27.al

Çfarë të bëni

Nëse do të shkoni tek kisha si njeri me një hall për të zgjidhur, duhet të dini se vizitat në Kishën e Laçit duhen bërë gjithmonë në numër tek. Pra, ose duhet të shkoni një të martë, ose tre të marta, pesë të marta, e me radhë. Nëse e keni bërë ndërmend të shkoni, duhet të shkoni patjetër. Pelegrinazhi për në Kishën e Laçit s’mund t’i lihet rastësisë.

Por ju mund të shkoni edhe thjesht si turist, për të parë se çfarë ndodh në këtë vend të shenjtë, i cili konsiderohet si vendi më i rëndësishëm i peligrinazhit dhe si destinacioni kryesor i turizmit fetar. Zona njihet si vend i mirë, ku besimtarët e krishterë dhe jo vetëm drejtohen për t’iu lutur Zotit, për të hequr siklete e a për mbarësi. Në këtë strehim, në tavanin e saj gjenden tre guva. Ritualet fetare mbahen në kishë. Pelegrinët vijnë këtu për tre të marta, duke filluar nga data 20 mars.

Lugina e Patokut - foto Bota sot

Lugina e Patokut – foto Bota sot

Furgoni i lë udhëtarët lart pranë Kishës, ose në fillim të shkallëve, aty ku nis pelegrinazhi në këmbë. Besimtarët më të mëdhenj, ata që kanë probleme të mëdha shëndetësore apo një hall madhor preferojnë t’i ngjisin në këmbë shkallët, pasi konsiderohet sakrificë. Rruga në këmbë është e gjatë dhe e mundimshme.

Kur arrin në buzë të kodrës, pelegrinët hyjnë në brenda në Kishë ku edhe luten për arsyen që i solli aty. Mund të qëndroni sa të keni nevojë. Pas kësaj, pelegrinët vizitojnë shpellën e Shën Vlashit aty pranë. Në brendi, mund të lini rroba, fotografi, dokumenta a gjëra të ngjashme që kanë lidhje me problemin tuaj. Porsi në Kishë, edhe në shpellë mund të luteni. Në dalje të shpellës qëndron prifti që prek besimtarët dhe u pranon lutjet.

Numri i besimtarëve dhe jo besimtarëve është i madh. Misteret, që përfshin këtë kisha janë të lidhura më kohën kur u ndalua besimet fetare në Shqipëri.

Kisha e shna Ndout - foto Konica.al

Kisha e shna Ndout

Çfarë të bëni tjetër

E gjithë zona ofron histori, tradita dhe mikpritje të jashtëzakonshme. Zonat e mbrojtura, si Laguna e Patogut, Kështjella e Skënderbeut dhe e Sebastes, Kisha e Shna Prendes, Shkolla e Parë Shqipe në Kurbin, Kisha e Shemrisë, Ulliri monumental i Gjormit e deri te Ura e Zogut mbi lumin Mat, (një monument kulture që mbrohet nga shteti), janë objekte të vizitueshme që gjithnjë e më tepër po zënë vend në guidat turistike, si për turistët vëndas, ashtu dhe për të huajt e shumtë që vijnë në vendin tonë.

Skuraj - foto Liberale

Çfarë dhe ku të hani

Të kombinosh qëllimet është gjëja më e mirë. Kohët e fundit, kulinaria e zonës së Kurbinit, ku bën pjesë edhe Laçi, po merr një emër të mirë në mbarë vendin. Tashmë është kthyer në traditë për njerëzit, një drekë në Patok, ku vlerën i’a ka dhënë, jo thjeshtë vendi piktoresk i lagunës (me një florë dhe faunë nga më të pasurat në Shqipëri), as thjesht luksi i lokaleve të ndërtuara me dru në të dy anët e kënetës që të shpie buzë detit, por në rradhë të parë peshku i egër që peshkatarët zënë në Patok dhe servirja e tij i freskët tek konsumatorët.

Gjithashtu një vend i preferuar është “mishi i gicit”. Të gjithë e dinë se për çfarë bëhet fjalë. Çdo ditë të javës, por zakonisht fundjavave, në drekë apo darkë, lokali që ndodhet në Autostradë është i mbushur plot me klientë që preferojnë mishin e derrit vendas.

Skuraj bar restorant - foto nga facebook

Skuraj bar restorant – foto nga facebook

Një destinacion tjetër i ushqimit është fshati Skuraj, ku turistët zakonisht shkojnë për mishin e kecit. Por, pa shkuar në Skuraj, mund të ndaloni në Fushë-Milot, te pulat e fshatit që gatuhen tradicionalisht me qullë e pilaf.

Ushqimet e bollshme e të shijshme, tradita e mikpritjes dhe e shërbimit, mjedisi natyror si askund tjetër, Laguna dhe Mali, kafshët, shpendët dhe gjallesat e tjera te shumta dhe të veçanta, e plotësojnë më mirë kuadrin e vizitës suaj në Laç të Kurbinit, qoftë si pelegrin në Kishën e Shna Ndout, qoftë si turist, dëshmitar I mrekullive që ndodhin në atë vend të shenjtë, që zoti e ka bekuar edhe me të mira, begati dhe histori të lavdishme.