Ballina Vendi Turistja polake në Sarandë bie në tualet dhe dëmtohet rëndë në kokë,...

Turistja polake në Sarandë bie në tualet dhe dëmtohet rëndë në kokë, niset me urgjencë drejt Tiranës

1
Urgjenca Spitali Vlore Ambulance 1024x575

Një turiste polake që ndodhej me pushime në Sarandë raportohet se është rrëzuar në tualet dhe ka mbetur e plagosur rëndë.

Burime për BalkanWeb bëjnë me dije se 58-vjeçarja është transportuar fillimisht në urgjencën e spitalit të Sarandës me plagë në kokë.

Mjekët kanë konstatuar hemorragji të brendshme në kokë dhe menjëherë është urdhëruar transportimi i saj me autoambulancë drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.