Ballina Vendi Turistja humbet ndjenjat, kryebashkiaku i Sarandës i jep ndihmën e parë

Turistja humbet ndjenjat, kryebashkiaku i Sarandës i jep ndihmën e parë

2

Ndodhi një natë më parë në shëtitoren e Sarandës. Një turiste italiane bie pa ndjenja, por ishte kryebashkiaku Adrian Gura ai i cili ndërhyri duke i dhënë ndihmë më të specializuar turistes. Me mbërritjen e ambulancës, kryebashkiaku e shoqëroi turisten deri në urgjencën e spitalit të qytetit.

Turistja është identifikuar si Tereza Zakarelo, 57-vjeç. Ajo mori ndihmën mjekësore për gjendje lipotimie me luhatje te tensionit, takikardi dhe çrregullime të funksionit kardiak që i kishte ardhur nga qëndrimi i gjatë në diell gjatë ditës.

Ajo qëndroi në urgjencë për rreth 4 orë dhe u largua në gjendje të normalizuar.