Ballina Vendi Turisti polak ndërron jetë në një hotel në Vlorë, prindërit e gjejnë...

Turisti polak ndërron jetë në një hotel në Vlorë, prindërit e gjejnë në fund të pishinës

1

Një turist polak i moshës 18 vjeçare ka ndërruar jetë sot në një hotel në Vlorë.

Abc mëson se turisti është gjendur i vdekur në pishinën e hotelit.

Mësohet se ai ka qenë duke notuar me prindërit. Në një moment prindërit kanë dalë të pinë një cigare dhe kur janë kthyer e kanë gjetur të riun në fund të pishinës. Kur ka mberritur ambulanca i riu nuk ka shfaqur shenja jete.

Autoritetet vijojnë hetimet në lidhje me rastin.