Ballina Vendi Turistes 73-vjeçare në Maltë, i ngec mishi në fyt dhe për pak...

Turistes 73-vjeçare në Maltë, i ngec mishi në fyt dhe për pak i mer jeten, kamarieri ‘hero’ shqiptar e shpëton nga vdekja

1
Turistes 73-vjeçare në Maltë i ngec mishi në fyt, kamarieri ‘hero’ nga Shqipëria e shpëton nga mbytja

Mediat malteze kanë shkruar për një kamarier me origjinë nga Shqipëria i cili punon në një restorant në Għar Lapsi në Maltë.

Mësohet se Endri Demaj është cilësuar si hero pasi ka shpëtuar një turiste nga mbytja me ushqim.

Shqiptari po shërbente si kamarier në një restorant në Maltë kur pa një turiste, Patricia Neto, një 73-vjeçare duke u mbytur në një copë mish.

Duke folur për mediat, e moshuara tregon se nuk mund të merrte frymë e se ishte e sigurt se do të vdiste, por shqiptari e ndihmoi dhe më pas u duartrokit nga të gjithë klientët e tjerë që ndodheshin në restorant.