Kiev- Në kohë lufte, duket se presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka ndodhur një aksident i rëndë.
Burimet megjithatë deklarojnë se Zelensky është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa së fundmi mësohet se një burrë ka mbetur i plagosur.
Në pamjet e publikuara nga Daily Mail shihet një burrë me kokën të gjakosur, duke u fashuar, ndërsa mbi të vendosin një batanije termike.
Pjesa e përparme e makinës është e shtypur me rrotën e përkulur poshtë shasisë, ndërsa airbagu i shoferit është hapur.
As Zelensky dhe as kolona e tij e automjeteve nuk janë të dukshme në pamje.