Ballina Bota Tronditet Turqia/Burri vret 3 fëmijët e mitur dhe më pas veten

    Tronditet Turqia/Burri vret 3 fëmijët e mitur dhe më pas veten

    1

    Turqi- Një tragjedi e vërtetë ka ndodhur në njè familje në Turqi.

    Një baba ka vrarë tre fëmijët e tij dhe më pas i ka dhënë fund jetës së vet.

    Ngjarja ndodhi në qytetin e Stambollit, ku katër persona, duke përfshirë tre fëmijë, u gjetën të vdekur në një apartament në Sancaktepe. Mehmet Altun raportohet se kreu vetëvrasje pasi vrau dy djemtë dhe vajzën e tij, raporton Dailysabah.

    Mediat shkruajnë se ai këtë e ka bërë pasi gruaja e kishte braktisur dhe ishte larguar nga banesa.

    Autoritetet njoftuan se burri kishte probleme familjare dhe psikologjike gjersa për këtë rast kanë nisur hetimet.