Ballina Vendi Tronditet serish Greqia/4 vajzat e mitura dhunohen dhe lihen pa bukë nga...

Tronditet serish Greqia/4 vajzat e mitura dhunohen dhe lihen pa bukë nga nëna e njerku

1

Një rast i tmerrshëm i dhunës në familje ka tronditur Greqinë, ku një çift janë akuzuar për abuzim ndaj katër fëmijëve të tyre, duke i lënë pa ushqim dhe ujë.

Vajzat e moshës 17, 15, 10 dhe 8 vjeç jetonin në kushte të këqija me nënën e tyre.

Rasti është zbuluar javën e kaluar pasi gjykata e Heraklionit në Kretë shpalli fajtor nënën e vajzave dhe partnerin e saj 59-vjeçar.

E ëma, sipas vajzave, i linte për orë të tëra në parqet e qytetit dhe i dërgonte për të lypur nëpër dyqane.

Në një moment takoi 59-vjeçarin, u bënë çift dhe vendosën të shpërngulen në një fshat të Heraklionit, ku ai kishte një shtëpi. Sipas përshkrimeve të fëmijëve, aty filloi një makth i ri.

59-vjeçari dhunonte vazhdimisht katër vajzat, duke ushtruar dhunë verbale dhe fizike ndaj tyre.

59-vjeçari kërcënonte dhe terrorizonte fëmijët për t’u dukur të lumtur sa herë që i vizitonte punonjësi social ose psikologu i fëmijëve. Tashmë vajzat jetojnë me të atin, të cilit më parë i ishte besuar kujdesi i tyre dhe siç u theksua në gjykatë, kushtet e jetesës së fëmijëve janë më të mira, ndërkohë që ata shkojnë normalisht në shkollë.