Ballina Sport Tronditet serish futbolli, futbollisti i kombëtares kolumbiane humb jetën gjatë stërvitje

Tronditet serish futbolli, futbollisti i kombëtares kolumbiane humb jetën gjatë stërvitje

1

Mesfushori kolumbian Andres Balanta vdiq të martën, pasi humbi ndjenjat dhe u rrëzua gjatë seancës stërvitore me skuadrën e tij, Atletico Tucuman. Më pas u nda nga jeta në spital, ku u dërgua me urgjencë. Njoftimi i hidhur u bë nga zyrtarët e klubit të divizionit të parë argjentinas.

Balanta, 22 vjeç, u rrëzua gjatë stërvitjes së parë të ekipit të tij pas pushimeve dhe u dërgua në një spital në San Miguel de Tucuman, ku vdiq, pasi manovrat mjekësore të mbajtjes në jetë për më shumë se 40 minuta nuk funksionuan.

“Me keqardhje ju informojmë për vdekjen e Andres Balanta. Mbështetësit e klubit janë thellësisht të pikëlluar sot. Sigurisht, ne mbështesim familjen, shokët dhe miqtë e tij”, – tha për mediat zyra e shtypit e Atletico Tucuman.

Balanta i ishte bashkuar Atletico Tucuman në korrik të vitit 2021 nga Deportivo Cali, klubi kolumbian ku e filloi karrierën e tij si profesionist më 2019. Ai luajti për kombëtaren e Kolumbisë në Kupën e Botës U-20, në vitin 2019, në Indonezi.

Edhe Federata Kolumbiane e Futbollit shprehu keqardhjen e thellë për vdekjen e Andres Balanta, lojtarit të kombëtares së Kolumbisë në grup-moshat e saj të ndryshme.