Ballina Sport Triumfon në garën e 3000 metrave me pengesa, Luiza Gega vendos edhe...

Triumfon në garën e 3000 metrave me pengesa, Luiza Gega vendos edhe rekord

0

Luiza Gega ka fituar garën e 3000 metrave me pengesa në Kampionatin Europian Ekipor të Atletikës që po zhvillohet në Krakow të Polonisë.

Gega e përshkoi garën 3000 metra me pengesa për 9 minuta, 17 sekonda e 31 të qintat, duke vendosur një rekord të ri për aktivitetin, pasi e uli me thuajse 6 sekonda.

Më parë, ky rekord mbahej nga rusja Yuliya Zaripova i vendosur në Bergen në 2010.

Atleti tjetër, Franko Burraj përmirësoi rekordin kombëtar në garën e 200 metrave me kohën 21 sekonda e 19 të qintat, 11 të qintat më shpejt.

Kujtojmë se pak ditë më parë Gega fitoi edhe në garën e 5 mijë metrave, teksa dita e sotme ishte kryesore për atleten kuqezi, që fitoi në disiplinën e saj në 3 mijë metra me pengesa.