Ballina Vendi Tritol biznesit, familjarët: Është e pesta herë

Tritol biznesit, familjarët: Është e pesta herë

1

DURRËS- Një sasi eksplozivi iu hodh sot në orët e para një dyqani në Durrës.

Dyqani është në pronësi të Sh.A. 58 vjeç me banim në lagjen 17/1 rruga “Shenjtoret”.

Policia thotë se ka identifikuar autorin e kësaj ngjarje që është D.K 31 vjeç me banim në Burrel.

Familjarët janë shprehur se ngjarja po përsëritet për herë të pestë e se janë të tmerruar për atë që po iu ndodh.

“Na hodhën tritol, na tmerruan. Është e pesta herë që na ndodh”, janë shprehur familjarët.

Policia ka njoftuar se po vijon puna për kapjen e autorëve të ngjarjes. Bashkë me të riun, në këtë ngjarje morën pjesë edhe persona të tjerë.