Ballina Lajme Tregti me naftë kontrabandë, policia bllokon karburantin në shtëpi pronarit në Tiranë

Tregti me naftë kontrabandë, policia bllokon karburantin në shtëpi pronarit në Tiranë

1

Tiranë – Sekuestrohen 2000 litra naftë kontrabandë dhe një pompë karburanti në Tiranë.

Policia njofton, se në pranga ka rënë Baftjar Sala, si dhe u procedua penalisht shtetasi G. P., të dy banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasi Baftjar Sala ushtronte aktivitetin e paligjshëm të tregtimit të hidrokarbureve, në bashkëpunim me shtetasin G. P., që e kishte punësuar.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Baftjar Sala, u konstatua një ambient i përshtatur për vendosjen e një pompe karburanti dhe një depozite metalike, e cila ishte e mbushur me 2000 litra naftë, e dyshuar kontrabandë.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Diesel 2”.

Operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë.

Sekuestrohen 2000 litra naftë kontrabandë dhe një pompë karburanti.

Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se një shtetas ushtronte aktivitet të paligjshëm në fushën e tregtimit të hidrokarbureve, në banesën e tij, në rrugën “Azem Galica”, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Diesel 2”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi Baftjar Sala., si dhe u procedua penalisht shtetasi G. P., të dy banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasi Baftjar Sala ushtronte aktivitetin e paligjshëm të tregtimit të hidrokarbureve, në bashkëpunim me shtetasin G. P., që e kishte punësuar. Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Baftjar Sala, u konstatua një ambient i përshtatur për vendosjen e një pompe karburanti dhe një depozite metalike, e cila ishte e mbushur me 2000 litra naftë, e dyshuar kontrabandë.