Ballina Bota “Tregojeni që jeni me Ukrainën”/ Zelensky kërkon solidaritet nga BE: Mos na...

    “Tregojeni që jeni me Ukrainën”/ Zelensky kërkon solidaritet nga BE: Mos na lini të shkojmë

    2

    I ulur para flamurit të vendit të tij, ai tha se dita e sotme do të ishte e fundit për disa nga qytetarët e tij që po mbronin vendin.

    Ai tha se Ukraina po paguan një çmim të lartë për idealet europiane, teksa iu kërkoi liderëve që të “dëshmojnë” solidaritetin e tyre me vendin e tij, vetëm një ditë pasi nënshkroi një kërkesë zyrtare për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian.

    Ne kemi dëshmuar forcën tonë. Ne kemi vërtetuar se, të paktën, jemi të njëjtë me ju. Pra, provoni se jeni me ne. Provoni se nuk do të na lini të shkojmë. Provoni se jeni me të vërtetë evropianë”, tha Zelensky në një fjalim video në Parlamentin Evropian të martën.

    Zelensky tha se vendi i tij po lufton për mbijetesë në mes të pushtimit rus.

    Atëherë, jeta do të fitojë mbi vdekjen dhe drita do të fitojë mbi errësirën. Ne po luftojmë për mbijetesë, ky është motivimi më i lartë, por po luftojmë gjithashtu për të qenë anëtarë të barabartë të Evropës”, tha kryeministri ukrainas.

    Lideri ukrainas theksoi se populli i tij po lufton për jetën, duke u kërkuar liderëve të BE-së që të qëndrojnë pranë Ukrainës në mes të pushtimit të vazhdueshëm të Rusisë.

    Kemi të bëjmë me njerëz të vërtetë, jetë reale. Ne po japim jetën tonë për vlerat tona, të drejtat tona, lirinë tonë, për dëshirën për të qenë të barabartë, aq sa jeni ju. Askush nuk do të na thyejë. Ne jemi te fortë. Ne jemi ukrainas”, tha Zelensky