Tre gra ne lagjen “10 Korriku” në Vlorë vijojnë të jenë të ngujuara brenda një dyqani prej 2 ditësh dhe kërcënojnë se do të vetëflijohen. Ngujimi i tyre vjen pas konfliktit që kanë me pronarin e tokës i cili iu prishi shtëpitë me pretekstin se do ndërtonte një pallat, por që prej 10 vitesh ato nuk kanë marrë apartamentet e tyre. Ato kërkojnë reagimin e menjëhershëm të shtetit pasi tani janë futur në grevë urie. Një prej grave të ngujuara thotë se pronari gjatë gjithë këtyre viteve i ka mbajtur me negociata, ndërkohë para 20 ditësh i ka nxjerrë përfundimisht nga pallati.
Problematika është shumë e thjeshtë, por nuk po zgjidhet. Kemi liruar truallin për të bërë pallat, ne nuk po na sisitemojnë me banesë. Kemi fjetur 10 vjet ku mundemi. Na ka mbajtur me negociata, ma ka sorrollatur dhe si përfundim mua më ka lënë më rroba jashtë para 20 ditësh.
Ndërkohë një tjetër thotë: