Ballina Lajme Transporti publik në bashkinë e Fierit me një shërbim të transformuar rrënjësisht

Transporti publik në bashkinë e Fierit me një shërbim të transformuar rrënjësisht

2

Transporti publik në bashkinë e Fierit me një shërbim të transformuar rrënjësisht

Të mendoje për të lëvizur nga Ura e Sheqit në drejtim të QTU-së në Fier, apo nga Kisha Katolike drejt degës së Tatim-Taksave duhet të mendoheshe mirë. Në verë do të laheshe nga djersët apo në dimër do të kërkoje ose mbrojtjen nga çadra ose nga të ftohtit, pasi rruga ishte e gjatë dhe merrte jo pak kohë.

Por akoma dhe më e vështirë ishte lëvizja e banorëve të këtij komunitetit nga fshatrat drejt qendrës së Fierit apo edhe nga njëri fshat në tjetrin. Më së shumti komunitetit iu nevojitej së pari qarkullimi dhe udhëtimi me automjete për kujdesin ndaj shëndetit të tyre.

Edhe ai pak shërbim transporti që kryhej nga Fieri në Patos linte për të dëshiruar pasi automjetet ishin të vjetërsuara dhe larg standardeve të kërkuara. Një tjetër problematikë ishte se këto mjete nuk kishin një stacion të saktë të qëndruarit duke u parkuar vend e pa vend duke qëlluar që autobusët të krijonin autokolona të gjata, të qëndronin edhe pranë kazanëve të plehrave apo të ndalonin në kthesë, kryqëzim, etj.

Por më shumë vështirësohej udhëtimi i pasagjerëve të kësaj bashkie me mjetet e transportit publik si pasojë e amortizimit të infrastrukturës rrugore duke e kthyer qarkullimin e autobusëve të linjave në një sfidë të përditshme. Punonjësit e këtij transporti janë ankuar shpesh herë për dëmtimin e mjeteve dhe krijimin e vonesave në orare.

Tashmë nga një kërkesë transporti publik në bashkinë e Fierit ka marrë një tjetër fizionomi, me stacionim dhe me orare të lëvizjeve të autobusëve. Në 2015 për shkak dhe të copëzimit të territorit në dhjetë njësi administrative transporti publik linte shumë për të dëshiruar.

Në sajë të projekteve dhe studimit të zonave të banuara u arrit që ky transport të cilësohet si një nga arritjet e bashkisë dhe me impakt të ndjeshëm në komunitet. Duke iu referuar shtrirjes dhe ndarjeve të njësive administrative nga 86 fshatra që ka bashkia në rreth 60 prej tyre ofrohet shërbimit i transporti publik urban.

Një tjetër fytyrë gëzon ky shërbim te komuniteti përmes kulturës me të gjithë parametrat e tjerë të konkurrueshmërinë ndaj alternativat dytësore të transportit në këto zona. Nga ky shërbim është arritur që jo vetëm të mundësohet qarkullimi dhe lëvizja e njerëzve nga një zonë në tjetrën dhe nga fshatrat në drejtim të qytetit të Fierit, por edhe të ndikojnë pozitivisht në mjaft sektorë të bujqësisë arsimit dhe tregtisë./Tv Kombi