Ballina Bota Transformimi i pabesueshëm i 39-vjeçarit amerikan, pasi humbi 160 kilogramë: Më nevojiten...

    Transformimi i pabesueshëm i 39-vjeçarit amerikan, pasi humbi 160 kilogramë: Më nevojiten 5 operacione për lëkurën e tepërt

    3

    Cole Prochaska është protagonisti i një historie të pabesueshme kapërcimi. Ky 39-vjeçar nga një komunë e Karolinës së Jugut, SHBA, pa sesi në vitin 2021 peshonte 265 kilogramë. Kjo ishte pesha maksimale që mund të regjistronte peshorja. Ai mendon se peshonte edhe më shumë. Aty vendosi t’i reduktonte 5000 kaloritë në ditë që konsumonte, kur hante patate të skuqura, hamburgerë, pica dhe pije joalkoolike.

    Pochaska zbuloi për “Today” se e arriti këtë peshë për shkak të mungesës së motivimit, që e bëri atë të prishte një marrëdhënie në të cilën kishte shtatë vite. Tani ka arritur të gjejë forca për të humbur 161 kilogramë vetë, pa operacion apo mjekim.

    Problemi është se tani që ka humbur kaq shumë peshë, trupi i tij ka lëkurë të tepërt dhe për këtë arsye kërkon ndihmë financiare në platformën ‘GoFundMe’. “Më duhen pesë operacione, – shpjegon Cole. – Duhet t’i bëj ato në vitet e ardhshme për të hequr lëkurën e tepërt. Shuma që kërkon kirurgu plastik është 60.000 dollarë”.

    COLE PROCHASKA ISKRENO: SKINUO SAM 163 KG I SAD IMAM TOLIKI VIŠAK KOŽE DA  BI TREBAO BAR 5 OPERACIJA ZA UKLANJANJE | Hayat.ba

    Në fund, ai vazhdon të ketë një kompleks për trupin e tij, pavarësisht se ka humbur kaq shumë peshë: “Kam humbur gjithë këtë peshë dhe kam ende muskuj, por nëse heq këmishën, jam i vetëdijshëm për realitetin e trishtë. Unë kam lëkurë të lirshme në këmbë, kështu që përpiqem të shkoj për vrap, edhe pse është e vështirë për ta bërë këtë. Duhet të vesh pantallona më të mëdha se zakonisht, duhet ta vendos lëkurën e barkut brenda”.

    Çelësat e humbjes së peshës së tij kanë qenë heqja e ëmbëlsirave për një dietë të shëndetshme dhe pijet me sheqer për ujin, duke marrë gjithashtu parasysh kaloritë që hante. Në një dietë të bazuar në proteina, Cole filloi të ecë dhe tani bën 10.000 hapa në ditë. Ai gjithashtu shkon në palestër dhe ngre pesha. Një shembull përmirësimi: “Besoni në veten tuaj. Asnjëherë nuk është vonë. Mund të ktheheni në rrugën e duhur”, – komentoi me optimizëm protagonisti i kësaj historie.