Ballina Vendi Tragjike në Itali! Po ndiqeshin nga policia, aksidentohen dy shqiptarë. Njëri ndërron...

Tragjike në Itali! Po ndiqeshin nga policia, aksidentohen dy shqiptarë. Njëri ndërron jetë, tjetri në gjendje të rëndë

1

Itali- Ngjarje e rëndë në Caserta të Italisë.

Një shqiptar ka humbur jetën tragjikisht dhe një tjetër është plagosur në përpjekje për t’i shpëtuar policisë.

Dy të rinjtë, përkatësisht 31 dhe 26 vjeç, po lëviznin me makinë e tyre dhe parakaluan një automjet patrulle të karabinierëve, në një zonë ku parakalimi ishte i ndaluar. Dy shqiptarët vazhduan të lëviznin me shpejtësi pavarësisht thirrjeve nga policia për të ndaluar.

Gjatë rrugës makina kaloi në një kthesë që rezultoi fatale për 31-vjeçarin, i cili përfundoi i vdekur në vend pasi përplasi mjetin. Në këtë moment, 26-vjeçari i plagosur tentoi të arratisej por më kot, pasi ra në pranga.

Policia njoftoi më pas se dy të rinjtë po lëviznin me makinë të vjedhur dhe për këtë arsye nuk ndaluan duke tentuar t’i shpëtonin kontrollit. Ende nuk bëhen me dije emrat e tyre.