Ballina Lajme Tragjike në Greqi/ Humb jetën burrë e grua nga Shqipëria. Lënë pas...

Tragjike në Greqi/ Humb jetën burrë e grua nga Shqipëria. Lënë pas 3 fëmijë të mitur

1

GREQI- Aksident tragjik në Greqi, humb jetën njç çift bashkëshortësh nga Saranda.

Ngjarja ndodhi te rruga e re nacionale Patras – Pirgos.  Mjeti me të cilin udhëtonte çifti shqiptar, u përplas me një kamion  e për pasojë humbën jetën  Eleni Çakuli dhe Theofilos Karletsis.

Sipas Protothema.gr ata lanë pas tre fëmijë të mitur, dy vajza dhe një djalë. I plagosur ka mbetur 70-vjeçari drejtues i kamionit nga Amaliada, i cili po trajtohet në Spitalin e Përgjithshëm Shtetëror të Patrës “Agios Andreas”.

Përplasja ka qenë shumë e rëndë. Në vendngjarje kanë mbërritur ambulancat e ushtrisë, Zjarrfikës dhe EKAV.

Sipas dëshmitarëve, 44-vjeçarja u hodh nga makina  dhe është dërguar në spitalin ku ka humbur dhe jetën. Në të njëjtën kohë, mjekët po luftonin për të mbajtur në jetë 54-vjeçarin, por pa sukses.  Hetimet për shkaqet e sakta të aksidentit po kryhen nga Departamenti Hetimor në Policinë Rrugore Patrës.