Ballina Sport Tragjike/ Goditet në kokë gjatë ndeshjes, vdes në ring i mituri

Tragjike/ Goditet në kokë gjatë ndeshjes, vdes në ring i mituri

0

RUSI – Një tragjedi e vërtetë ka ndodhur të dielën në qytetin rus të Belogorsk gjatë një turneu MMA. Siç raportojnë mediat lokale, një garues 16-vjeçar nga Arkharinsk vdiq si pasojë e një goditjeje në kokë gjatë ndeshjes.

Siç raportojnë mediat, adoleshenti fatkeq ka ndërruar jetë edhe për faktin se gjatë përleshjes nuk ka mbajtur kaskë mbrojtëse, e cila është e detyrueshme për sportistët e mitur.

Nuk dihet ende arsyeja pse kryegjyqtari e ka lejuar një lëshim të tillë.