Ballina Lajme Tragjedia që tronditi Malin e Zi, reagon kryeministri Dritan Abazoviç

Tragjedia që tronditi Malin e Zi, reagon kryeministri Dritan Abazoviç

1

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas tragjedisë që tronditi sot Malin e Zi, ku një 34-vjeçar ka qëlluar për vdekje të paktën 10 persona pas një sherri në familje.

Ai tha se të shtënat ishin një tragjedi më e rëndë se çdo tjetër në kujtesën kolektive të malazezëve dhe se qeveria do të shpallë tri ditë zie lidhur me ngjarjen e rëndë.

“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Malit të Zi që të jenë me familjet e viktimave të pafajshme, të afërmit e tyre, miqtë dhe të gjithë qytetarët e Cetinës”, tha Abazoviç në Telegram.