Ballina Vendi Tragjedi në Iran, treni plot me pasagjerë del nga shinat, të paktën...

Tragjedi në Iran, treni plot me pasagjerë del nga shinat, të paktën 17 viktima, dhjetëra të lënduar

1

Një aksident hekurudhor me pasojë vdekjen e dhjetëra pasagjerësh ka ndodhur në orët e para të mëngjesit sot (8 qershor) në Iranin lindor.

Për arsye ende të panjohura një tren pasagjerësh ka dalë nga shinat duke vrarë të paktën 17 pasagjerë dhe duke lënduar dhjetëra të tjerë, raportojnë mediat shtetërore.

Treni transportonte 350 pasagjerë

Sipas dw ambulanca dhe tre helikopterë janë nisur drejt vendngjarjes, ndërsa mësohet se vendi i aksidentit është një zonën e me terren të thyer.

Çfarë dimë deri tani për daljen e trenit nga shinat

Dalja nga shinat ndodhi rreth 50 kilometra (30 milje) në qytetin e shkretëtirës të Tabas, në hekurudhën që lidh zonën me qytetin qendror të Yazd.

Katër nga shtatë vagonët e trenit kanë dalë nga shinat, sipas raportimeve të mediave.

Një zyrtar hekurudhor i tha agjencisë shtetërore të lajmeve IRNA se treni u përplas me një ekskavator përpara se të dilte nga shinat.

Irani ka linja hekurudhore që përfshijnë pothuajse 14,000 kilometra (8,700 milje) në të gjithë vendin.

Në 2004 në Iran ka ndodhur aksidenti më tragjik hekurudhor që ka parë vendi, kur një tren i ngarkuar me benzinë, plehra, squfur dhe pambuk u rrëzua pranë Neyshaburit, duke vrarë afro 320 njerëz dhe duke plagosur 460 të tjerë.

/abcnews.al/