Ballina Vendi Tragjedi në familje/ I biri humb jetën në punë, e ëma shkon...

Tragjedi në familje/ I biri humb jetën në punë, e ëma shkon ta sjellë në shtëpi por vdes në një aksident rrugës

1

Të moshuarit shprehen ‘Kur e keqa vjen, hapi derën’! Një fat tragjik bashkon nënën dhe djalin e saj në Itali. Rosina De Franco, 80 vjeç, nga Tortora (Cosenza), vdiq në një aksident automobilistik. Ajo kishte shkuar në Lacio pas vdekjes së djalit të saj si pasojë e një aksidenti në punë.

E moshuara ndodhej në makinën që drejtohej nga bashkëshorti i saj, i cili mbeti i plagosur rëndë. Sipas asaj që mësohet, bashkëshortët po ktheheshin në Kalabri nga Lacio, ku kishin shkuar pas vdekjes së djalit të tyre, si pasojë e një aksidenti në punë.