Ballina Vendi Trafik ndërkombëtar droge, SPAK kërkon 12 vite burg për Hekuran Markun, ish-truprojën...

Trafik ndërkombëtar droge, SPAK kërkon 12 vite burg për Hekuran Markun, ish-truprojën e Saimir Tahirit

1

SPAK ka kërkuar 12 vite burg për Hekuran Markun, ish-truprojën e Saimir Tahirit. Kujtojmë se Marku u ekstradua nga Gjermania në Shqipëri pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme.

Emri i tij doli në operacionin ndërkombëtar të koduar “Shpirti”.  Gjatë këtij operacioni u vendosën në pranga biznesmenë, prokurorë dhe zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit, të akuzuar si pjesëmarrës në veprimtaritë kriminale të drogës.

31 të pandehurit e operacionit ‘Shpirti’: Aleks Memaj, Jovan Memaj, Aleksandër Neço, Shkëlzen Kambëri, Bernard Tahiraj, Marenglen Çaçi, Erind Hysomemaj, Klajdi Ademi (Hysomemaj), Toni (Elton) Kushi, Erion Hoxhara, Çezar Gjomemo, Saimir Kurti, Malton Lleshi, Shkëlzen Daci, Eltjon Bregasi, Paul (Agustin) Deda, Hekuran Marku, Hamid Seferi, Leonidha Sejdiaj, Ilir Gaba, Geri Zylyftari, Erlind Zylyftari, Artan Zylyftari, Luan Zylyftari, Elton Hamza, Mariglen Shusha, Donial Drolli, Maksim Sota, Ilirjan Balla, Artur Krasniqi, Festim Lelaj.