Ballina Vendi Trafik i rënduar në Vlorë, fluks pushuesish drejt jugut, bllokohen akset kryesore...

Trafik i rënduar në Vlorë, fluks pushuesish drejt jugut, bllokohen akset kryesore të qytetit

1

Temperaturat e larta këtë fundjavë, ka bërë që të pushuesit të zgjedhin bregdetin e jugut për të pushuar. Akset kryesore të qytetit janë paralizuar nga trafiku.

Fluksi i pushuesve vendas dhe të huaj ka rënduar qarkullimin në Lungomare, rrugën Transballkanike brenda në qytet. Aksi më problematik mbetet ai Vlorë-Orikum nga zona e Ujit të Ftohtë deri pranë Radhimës, ku radhët e automjeteve shkojnë me kilometra të tëra në gjatësi. Do duhet më shumë se 2 orë në trafik për të qarkulluar në këtë aks.

Qershori nis i nxehtë, fluks pushuesish në Vlorë, 80% e dhomave të zëna! Pushuesit: Çmime të larta

Ndërhyrja e policisë rrugore dhe ajo e rendit është e pamjaftueshme për të zhbllokuar trafikun dhe orientuar pushuesit. Bypassi i Vlorës mbetet jashtë funksionit deri në korrik, ndërsa një kaos i tillë në Vlorë vjen pikërisht në ditën pa makina.