Ballina Lajme Toka dhe banesa nën ujë, Ministria e Mbrojtjes bën bilancin: Po evakuohen...

Toka dhe banesa nën ujë, Ministria e Mbrojtjes bën bilancin: Po evakuohen banorët e zonave në risk, problematike situata në qarkun e Shkodrës

1

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi në një dalje për mediat dha informacion mbi situatën e krijuar nga reshjet e 24 orëve të fundit që kanë përfshirë të gjithë vendin.

Ai tha se në çdo rast qeveria ka marrë masat dhe është në gatishmëri. Po ashtu ai nënvizoi disa prej bashkive që kanë probleme për shkak të reshjeve të mëdha. Sipas informacioneve, problematike paraqitet situata në qarkun e Shkodrës.

“Për qarkun Lezhë; në Kurbin ka rënë rreth 15 mm shi, në Zadrimë 131 mm, kemi disa sipërfaqja të përmbytura në këto zona. Ka rreth 500 Ha të përmbytura.

Në qarkun Shkodër ka përmbytje
Në Kukës ka pasur 4 mm shi.
Në Fushë-Arrëz, raportohen dëmtime të rrugëve rurale dhe shkëputje te energjisë elektrike.
Në Vaun e Dejës situata është pak më problematike, kanë dalë nga shtrati lumi Gjadër dhe Përroi Glinë. Është ndërprerë energjia elektrike.
Në bashkinë Malësi e Madhe ka dalë nga shtrati përroi. Po vijon puna për evakuimin e banorëve që rrezikohen nga përmbytjet. Jemi në gatishmëri dhe kemi mbledhur Komitetin e Emergjencave për të rritur gatishmërinë. Gjithë ministrat janë të informuar mbi situatën dhe do të organizohen për të përballuar çdo rast. Nga njëra anë është lajm i mirë për furnizimin me energji elektrike, pasi po mbushen hidrocentralet, por do përballemi dhe me situatë të pakëndshme që është përmbytja e tokave apo disa akseve.”, tha Peleshi.

Kujtojmë se në qarkun e Shkodrës, disa banesa raportohet se janë përmbytur.