Ballina Vendi Tmerr në kryeqytet, 25 vjeçarja gjendet e vdekur në mes të rrugës!

Tmerr në kryeqytet, 25 vjeçarja gjendet e vdekur në mes të rrugës!

1

Një 25-vjeçare është gjetur e vdekur sot në rrugën “Lekë Dukagjini” në Prishtinë.

Vdekjen e saj e kanë konfirmuar mjekët emergjentë, të cilët kanë dalë në vendngjarje.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 13:40, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në rrugën ‘Lekë Dukagjini’ në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 25 vjeç”, ka thënë Borovci.

Sipas policisë, ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, megjithatë hetimet janë duke vazhduar.