Një tjetër tërmet me magnitudë 7.7 i shkallës rihter ka goditur Turqinë. Sipas të dhënave Sizmiologjike Evropiane, epiqendra e tërmetit ka qenë në Kahramanmaraş dhe lëkundjet janë ndjerë në shumë zona të Tuqisë. Nuk dihet nëse tërmeti që sapo u regjistrua në afërsi të Akpinarit, ka shkaktuar viktima, por dëmet janë të konsiderueshme.
Kjo goditje e fortë vjen pas tërmetit fatal që deri më tani ka lënë të vdekur mbi 1000 persona dhe ka plagosur më shumë se 6000 të tjerë. Pas tërmetit që u regjistrua në orët e para të mëngjesit, ka patur mbi 40 pasgoditje.
/rtsh.al/