Ballina Vendi Tirane/Trafikonin mjete te vjedhura,procedohen tre persona,njeri ne kerkim

Tirane/Trafikonin mjete te vjedhura,procedohen tre persona,njeri ne kerkim

2

Vidhnin mjete nga vendet e BE, procedohen tre persona, njëri prej tyre shpallet në kërkim.

Shërbimet e policisë Tiranë proceduan penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, B. S., E. N. dhe E. K., të tre banues në Tiranë.

Gjithashtu, u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tyre, shtetasi Z. D., banues në Maqedoninë e Veriut.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 4 automjete të trafikuara, të dyshuara të vjedhura në vendet e BE-së.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këto automjete u janë nënshtruar ndërhyrjeve dhe modifikimeve në numrat e shasisë apo paketat elektronike dhe më pas janë tregtuar te persona të ndryshëm.

Vijon puna për dokumentin e rasteve të tjera të trafikimit të mjeteve, që mund të jetë kryer nga këta shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.