Ballina Lajme Themelimi i shoqatës “Bashkimi i fierakëve në Greqi” një event që i...

Themelimi i shoqatës “Bashkimi i fierakëve në Greqi” një event që i bashkohet kryetari i bashkisë Armando Subashi.

1

E pazakontë në kaq vite emigracion, por ndodhi që më në fund emigrantët fierakë të mblidhen së bashku në shoqatën me emrin”Bashkimi”. Fierakët e emigruar në Greqi zënë një numër mbi 23 mijë të cilët kanë ndërtuar dhe konsoliduar jetën e tyre në shtetin helen.

Ceremonia e krijimit të shoqatës është shoqëruar me një atmosferë festive të bukur me këngë dhe valle myzeqare ,por edhe supriza të këndshme. Me rastin e krijimit të Shoqatës “Bashkimi” në këtë event ishin të pranishëm “Ansambli Myzeqeja” i cili i është bashkuar kësaj feste te madhe.

Kënaqësi e emocion i veçantë midis fierakëve që jetojnë në Greqi që pas kaq vitesh janë takuar me artistët e patriotët e tyre fierakë. Zëri këngetareve Llaz Pove,Edmond Gremi dhe Bledar Veli, së bashku me këngetaret Erifili Çala dhe Burbuqe Esti kanë përcjellë me duartrokitje këngën qytetare dhe traditcionale fierake.

“Artisti i Merituar” i humorit Fierak Arqile Lipe ,qe me humorin e tij brilant , ka përcjellë kaq shumë të qeshura me humorin e tij brilant. I pranishëm në ceremoni është pritur me ngrohtësi prania e kryetarit Armando Subashi Sipas të pranishmeve ishte i pari kryetar që merr pjesë në një event të tillë. Nga ana e tij Subashi duke i la falenderuar për mikëpritjen dhe e ka cilësuar hapin e parë të një bashkëpunimi të gjatë në të ardhmen.

Ai ka vlerësuar kontributin e tyre në zhvillimet në jetën familjare dhe më gjerë duke garantuar politika më të plota për të forcuar bashkëpunimet investuese me Bashkinë e Fierit./Tv Kombi/