Fier- Thellohet tragjedia e aksidentit në Fier. Shkon në tre numri i viktimave. Mësohet se në spital ka ndërruar jetë edhe bashkeshortja e efektivit, Sokrat Lelaj, Fatbardha Lelaj.
Përplasja fatale mes dy mjeteve ndodhi mbrëmjen e sotme në aksin o në fshatin Buzëmadh. Nga ky aksident mbetën të plagosur Gerti Skënderaj 43 vjeç, banues në Cakran(drejtuesi i mjetit tip “Opel Zafira”), bashkëshortja Gladialo Meraj 31 vjeçe dhe vajza e tyre 6 vjeçe.
Kanë ndërruar jetë Sokrat Lelaj 54 vjeç, banues në Mbrostar, (drejtuesi i mjetit “Ford”), Bylyre Salaj, 78 vjeçe (vjehrra e shtetasit Sokrat Lelaj) si edhe ndërroi jetë në spital Fatbardha Lelaj 53 vjece, bashkëshortja e Sokrat Lelaj.
ADVERTISEMENT