Ballina Lajme Thellohet skandali! Arrestohet bashkëshorti i një prej infermiereve që shfaqej në video,...

Thellohet skandali! Arrestohet bashkëshorti i një prej infermiereve që shfaqej në video, kërcënoi drejtorin e azilit

1

KOSOVË- Thellohet skandali te azili Në Pejë. Bashkëshorti i një prej infermiereve që shihen në video duke dhunuar të moshuarën është arrestuar nga Policia. Mësohet se ai pas publikimit të lajmit ka shkuar në azilin “Orenga” ku ndodhi dhe ngjarja e rëndë dhe ka kërcënuar drejtorin Anton Rasaj.

Bashkëshortja e tij ishte njëra nga infermieret që shfaqet në video e dhunës ç’njerëzore ndaj të moshuarës. Bordi i Qendrës për Përkujdesjen e të moshuarve “Orenda”, ka marrë vendimin për pushimin nga puna për katër infermieret e përfshira në këtë ngjarje që ka tronditur mbarë opinion publik. I menjëhershëm ishte edhe reagimi i policisë që arrestoi dy nga punonjëset e Shtëpisë së të Moshuarve

Ngjarja e rëndë ka tronditur mbarë opinionin publik ku reagimet në rrjet kanë qenë të shumta. Dhëndri i familjes duke folur për med8iat tha se e moshuara ishte nëna e një deshmori të luftës, i cili u vra në moshën 17-vjeçare. Ai tha se familjarët presin vendimin e drejtësisë.

Aurona Pelaj është kujdestarja që duket në videon e rëndë që demonstron dhunën e ushtruar ndaj të moshuarës në shtëpinë e të moshuarve në Pejë. Ajo është vajza që duket qartë në video teksa rreh të moshuarën dhe e tall. Ndërsa koleget e filmojnë dhe qeshin. Këtyre të fundit nuk u janë zbardhur ende identitetet.