Ballina Vendi “The Guardian” publikon skandalin me te madh te pasurive te fshehura...

“The Guardian” publikon skandalin me te madh te pasurive te fshehura në nje banke zviceriane,te perfshire dhe shqiptare!

2

Një rrjedhje masive të dhënash nga një prej bankave private më të mëdha në botë, Credit Suisse ka nxjerrë në pah pasurinë e fshehur të klientëve të saj të përfshirë në tortura, trafik droge, pastrim parash, korrupsion dhe krime të tjera të rënda.

Bëhet fjalë për detajet e llogarive të 30 mijë klientëve të Credit Suisse në të gjithë botën të cilët zotërojnë në këtë bankë më shumë se 100 miliardë franga zvicerane (ose 80 miliardë £) të mbajtura të fshehura në një nga institucionet financiare më të njohura të Zvicrës.

Nuk mungojnë edhe llogaritë nga Shqipëria. Nëse sheh me vëmendje hartën që ka publikuar ‘The Guardian’ vihet re se edhe vendi ynë është shënjuar me rreth.

Kjo do të thotë se në këtë bankë ka edhe llogari të personave nga Shqipëria. Mediat e huaja që kanë raportuar lajmin nuk i kanë nxjerrë ende të gjithë emrat për të parë se cilët janë shqiptarët që kanë fshehur para në këtë bankë.

Nxjerrja e këtyre të dhënave është konsideruar si një nga dështimet më të mëdha të Credit Suisse, pavarësisht nga premtimet e përsëritura të saj gjatë dekadave për të larguar klientët e dyshimtë dhe fondet e paligjshme.

‘The Guardian’ thotë se banka zvicerane, në mënyrë të përsëritur hapte ose mbante llogari bankare për një grup klientësh me rrezik të lartë në të gjithë botën.

Mes tyre është një trafikant qeniesh njerëzore në Filipine, një bos të bursës së Hong Kongut i burgosur për ryshfet, një miliarder që urdhëroi vrasjen e të dashurës së tij, yllit të popit libanez dhe drejtuesve që plaçkitën kompaninë shtetërore të naftës të Venezuelës si dhe politikanë të korruptuar nga Egjipti në Ukrainë.

Një tjetër llogari është në pronësi të Vatikanit që u përdor për të shpenzuar 350 milionë € në një investim të dyshuar si mashtrim me pronat në Londër. Për këtë çështje është hapur nujë proces penal ndaj disa të pandehurve, duke përfshirë një kardinal.

Baza e të dhënave të bankës zvicerane u zbulua nga një sinjalizues anonim për gazetën gjermane ‘Süddeutsche Zeitung’.

‘Unë besoj se ligjet zvicerane të sekretit bankar janë imorale. Preteksti i mbrojtjes së privatësisë financiare është thjesht një gjethe fiku që mbulon rolin e turpshëm të bankave zvicerane si bashkëpunëtorë të evazuesve fiskal’ – tha ai në një deklaratë për gazetën pas zbuluar identitetin.