Super të pasurit po përgatiten të kalojnë apokalipsin pranë pishinave të tyre nëntokësore. Amerikanët e zakonshëm kanë blerë edhe 20 milionë të tjera armë zjarri. Dhe unë? Unë kam një fshesë dhe një thikë për gjalpin, thotë kolumnistja e The Guardian, Arwa Mahdavi
Banorët e SHBA po përgatiten për luftë civile duke blerë në mënyrë aktive armë zjarri dhe duke gërmuar bunkerë nëntokësorë, vë në dukje me shqetësim, kolumnistja e The Guardian, Arwa Mahdavi, citon noa.al.
Sipas autores së artikullit, një sondazh i fundit i YouGov tregoi se plot 40% e amerikanëve besojnë në mundësinë e një lufte civile në dekadën e ardhshme.
Mahdavi vuri në dukje se banorët e SHBA po përgatiten në mënyrë aktive për një ndarje në shoqëri, trazira dhe luftë midis shteteve.
Amerikanët më të pasur po blejnë të ashtuquajturat bunkerë të Doomsday, të cilët janë të pajisur me teknologjinë më të fundit.
Shtresa e mesme po merr armë të vogla. Në vitin 2021, dyqanet e armëve u shitën qytetarëve 20 milionë pistoleta dhe armë zjarri të tjera, shifra alarmante që tregojnë problemet brenda shoqërisë amerikane, thekson gazetarja e cila përmend se një vit më parë, më 2020, u blenë dhe thuajse 23 milionë armë zjarri të tjera.
Më shumë se 80% e vendeve po përjetojnë inflacion mbi 6%, duke çuar në një rritje të paprecedentë të trazirave civile në mbarë botën, sipas analizës së botuar javën e kaluar nga një firmë konsulente për rrezikun, me qendër në Mbretërinë e Bashkuar.
Nga 198 vende, raportoi Verisk Maplecrof, 101, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, tani kanë një rrezik të shtuar të konfliktit dhe paqëndrueshmërisë.
“Po flasim për fuçi të shumta baruti në mbarë botën që thjesht presin që ajo shkëndijë të ndizet”, tha një nga analistët e kompanisë për Guardian dhe shtoi: “Ne nuk e dimë se ku do të vijë fillimisht ajo shkëndijë.”
Me siguri duket se shumë shkëndija po fluturojnë në SHBA. Jo shumë kohë më parë njerëzit do t’ju kishin konsideruar si të çuditshëm nëse do të kishit thënë se mendonit se lufta civile ishte e afërt në SHBA.
Por tani, më shumë se 40% e amerikanëve mendojnë se lufta civile është të paktën disi e mundshme në dekadën e ardhshme, sipas një sondazhi të fundit të YouGov.
Lufta civile tani diskutohet deri dhe në shfaqjet televizive. “Këto ditë, duket sikur nuk jemi në prag të një lufte civile, sepse kjo luftë civile tashmë ka filluar,” tha drejtuesi i një emisioni popullor në MSNBC, gjatë një emisioni të së shtunës me titull Demokracia në rrezik.
Për të mbështetur mendimin e tij ai, tregoi video të senatorit republikan Lindsey Graham duke i thënë së fundmi Fox News-it se “do të ketë trazira në rrugë” nëse Donald Trump ndiqet penalisht për keqpërdorim të të dhënave të klasifikuara.