tvkombi
tvkombi

Tërmeti shkatërrues/ Turqia shpall alarmin e nivelit 4, SHBA dhe BE të gatshme për të ofruar ndihmë

Bota

Publikuar ne:09:17 - 06/02/2023

Zëvendëspresidenti turk Fuat Oktay ka shpallur alarmin e nivelit 4, që kërkon ndihmë ndërkombëtare, pas tërmetit fatal me magnitudë 7.8 të shkallës rihter që ndodhi në Kahramanmaraş dhe preku 10 provinca.

Kemi gjithsej 284 të vdekur, 2 mijë e 23 të plagosur dhe 1710 objekte të shkatërruara. Gjithsej 2786 ekipe kërkim-shpëtimi janë në terren, ky numër çdo moment po rritet. Në zonën e tërmetit është ndërprerë arsimi për një javë”, tha ai.

Pas tërmetit të fuqishëm, Shtëpia e Bardhë ka lëshuar një deklaratë duke thënë se presidenti amerikan Joe Biden ka udhëzuar qeverinë federale që të përgatisë ndihmën amerikane.

“Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara nga raportimet për tërmetin e sotëm shkatërrues në Turqi dhe Siri. Ne jemi të gatshëm të ofrojmë çdo ndihmë të nevojshme. Presidenti Biden ka udhëzuar USAID-in dhe partnerët e tjerë të qeverisë federale që të vlerësojnë opsionet e reagimit të SHBA-së për të ndihmuar ata që janë më të prekurit. Ne do të vazhdojmë të monitorojmë nga afër situatën në koordinim me qeverinë e Turqisë”, tha Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan.

Deklarata nuk i referohet çdo referimi që SHBA-të punojnë drejtpërdrejt me qeverinë e Sirisë . Shtetet e Bashkuara aktualisht kanë një gamë të gjerë sanksionesh ekonomike të vendosura ndaj Sirisë dhe presidentit sirian Bashar al-Assad

Ngushëllime për jetët e humbura ka shprehur dhe diplomati i lartë i BE-së, Joseph Borrell, i cili tha se blloku i 27 vendeve është gati të ndihmojë Turqinë dhe Sirinë pas tërmetit shkatërrues, i cili ka vrarë qindra vetë.

Një tërmet shkatërrues tronditi Turqinë dhe Sirinë mëngjesin e sotëm, duke marrë jetën e qindra njerëzve dhe duke plagosur shumë të tjerë. Mendimet tona janë me popullin e Turqisë dhe Sirisë. BE-ja është e gatshme të ndihmojë”, tha Borrell.

Gjithashtu edhe Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, ka shprehur ngushëllimet dhe ndihmën e tij për vendet e prekura nga tërmeti.

“I pikëlluar për humbjen e jetëve në Turqi dhe Siri pas tërmetit të madh. Mendimet tona shkojnë te viktimat dhe të dashurit e tyre. Unë i kam dërguar ngushëllimet më të thella Tajip Erdoganit. Si partner i Turqisë dhe mbajtës i presidencës së BE-së, ne jemi të gatshëm të ofrojmë mbështetjen tonë”, tha Kristersson.

/rtsh.al/

Ju sugjerojmë