tvkombi
tvkombi

Tërmeti i fortë në Turqi/ A ka shqiptarë të vdekur? Reagon ministrja Olta Xhaçka

Lajme

Publikuar ne:12:20 - 06/02/2023

Tiranë- Një tërmet i fortë me qindra viktima dhe mijëra të plagosur goditi në orët e para të mëngjesit Turqinë.

Për tërmetin ka reagime nga mbarë bota. Edhe Shqipëria ka shprehur solidaritet përmes institucioneve më të larta të saj.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka tha se vendi ynë është i gatshëm të ndihmojmë Turqinë në këtë moment të vështirë.

“Lutjet tona shkojnë për viktimat e tërmetit tragjik që goditi Turqinë dhe Sirinë sot duke shkaktuar qindra viktima. Në këtë moment të vështirë ne jemi të gatshëm të ndihmojmë Turqinë në çdo mënyrë që mundemi”, shkruan Xhaçka.

Gjithashtu bazuar në komunikimin me Ambasadën shqiptare në Turqi, që prej orëve të para të mëngjesit e deri tani nuk ka informacion për shqiptarë të lënduar ose që mund të kenë humbur jetën.

Për raste emergjente nga zonat e prekura nga tërmeti në Turqi, qytetarët shqiptarë me banim atje mund të kontaktojnë në numrat emergjentë:

Ambasada e Republikës së Shqipërisë Ankara: +90 549 5611985

Konsullata e Republikës së Shqipërisë Stamboll: +90 539 6566219.

Ju sugjerojmë