Ballina Lajme Tërmeti/ Ambasadori i Shqipërisë në Turqi: Nuk ka shqiptarë të prekur, jemi...

Tërmeti/ Ambasadori i Shqipërisë në Turqi: Nuk ka shqiptarë të prekur, jemi në ndjekje të situatës

1

Ambasadori i Shqipërisë në Turqi, Kastriot Robo në një lidhje live me RTSH 24, ka deklaruar se nuk ka shqiptarë të prekur nga tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë. Robo u shpreh se operacionet e kërkim-shpëtimit janë në terren, por sipas tij, nga komunikimet që ka patur me Ministrinë e Brendshme turke, deri në këto momente nuk ka të dhëna se shtetas shqiptarë apo shtetas turk me origjinë shqiptare, të rezultojë i prekur nga tërmeti.

Ne si ambasadë jemi interesuar që nga momenti i parë dhe fatmirësisht deri tani nuk na rezulton se ka shqiptarë të prekur nga tërmeti. Nga komunikimet me përfaqësues të komunitetit shqiptar në atë zonë, na kanë informuar se ishte tërmet shkatërrues dhe i frikshëm.

Operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë akoma. Nga komunikimi me Ministrinë e Brendshme turke, nuk ka të dhëna se ndonjë shtetas shqiptar ose shtetas turk me origjinë shqiptare të rezultojë i prekur nga tërmeti. Ne po e ndjekim ecurinë në vijimësi të situatës. Fatmirësisht deri tani nuk na rezulton të ketë shqiptar të prekur nga tërmeti. Në Ankara nuk është ndjerë, ose mund të jetë ndjerë fare pak”, tha Robo.