Ballina Vendi Tërmet i fortë në orët e para të mëngjesit në Janinë, qytetarët...

Tërmet i fortë në orët e para të mëngjesit në Janinë, qytetarët në Korçë dalin nga banesat

1

Një tërmet me magnitudë 4.3 është regjistruar rreth orës 4 të mëngjesit të sotëm  në qytetin grek të Janinës, që ndodhet shumë pranë kufirit me Shqipërinë.

Epiqendra e tërmetit ishte 15 kilometra në veri-veriperëndim të Aetomylitsa dhe thellësia fokale u vlerësua në 13.1 kilometra, sipas Institutit Gjeodinamik.

Lëkundjet janë ndjerë edhe në Shqipëri, sidomos në Korçë e Devoll.

Gjatë natës ka pasur edhe lëkundje të rjer më të lehta të cilat janë ndjerë po ashtu edhe në Shqipëri. Deri tani nuk raportohet për dëme materiale.

Në emisionin” Mirëmëngjes me Bashkim Hoxhën” në ABC News, një qytetar nga Korça tha se kanë dalë nga banesat pasi janë trembur nga lëkundjet të cilat vazhdojnë ende dhe e fundit sipas tij u ndje 15 minuta më parë.r.t/abcnews.al