Ballina Vendi Terapia me e re me qeliza burimore shton shpesat per kurimin e...

Terapia me e re me qeliza burimore shton shpesat per kurimin e kancerit

2

Terapia më e re, ajo me qeliza burimore, duket se po jep rezultate të mira, sipas shkencëtarëve. Ka qenë një paciente me HIV dhe Leuçemi që u kurua pak ditë më parë, sipas shkencëtarëve amerikanë, dhe doli nga spitali me këmbët e veta. Insitute anekënd botës po i japin një rëndësi gjëthnjë e më të madhe studimit të qelizave staminale.

Studimet në brendësi të qelizës dhe ato gjenetike kanë çelur një dritare të re për njerëzimin që të kurojë disa prej sëmundjeve më të rënda. Shkencëtarët amerikanë njoftojnë se kanë kuruar me anë të qelizave burimore personin e tretë në botë që vuante nga SIDA.

Ndërkohë, dy personat e tjerë të shëruar më herët nga SIDA, Timothy Brown dhe Adam Castillejo, bënë gjithashtu një terapi ku transplantuan palcën kockore nga donatorë që mbanin një mutacion gjenetik që bllokon infeksionin HIV.

Edhe në këtë rast, sipas shkencëtarëve është përdorur terapia me qeliza burimore që ndihmon në shtimin e qelizave të bardha të gjakut, një komponent kyç i sistemit imunitar të njeriut.

Pacientja e tretë u largua nga spitali vetëm 17 ditë pas procedurës me qeliza burimore pa asnjë shenjë të HIV-it apo shenja të refuzimit të terapisë. 

Ndërsa folën për agjencinë Reuters, shkencëtarët thanë se kjo është një arritje e madhe për njerëzimin dhe shkencën, sepse pacientja përveçse ishte HIV-pozitive, kishte gjithashtu leuçemi akute.

Shkencëtarët njoftuan se me pacienten u ndoq një terapi e re, e paprovuar më parë, ndërsa morën qeliza staminale nga kordoni umbenikal i kërthizës, sepse aty ka një sasi të madhe qelizash staminale.

Institute të ndryshme anekënd botës janë duke bërë studime të rëndësishme mbi qelizat staminale. Për shumë shkencëtarë, studimet e thelluara mbi këto qeliza do të sjellin në vitet në vijim kurimin e një serë sëmundjesh që deri dje dukeshin të pakurueshme. Administrata Obama ishte ajo që çeli një fond miliarda dollarësh për institutet amerikane që të vijojnë studimet e thelluara në këtë fushë.

Shkencëtarët thonë se kjo terapi do të përdoret në raste të ndryshme në spitalet amerikane për të parë nëse mund të shërbejë për të kuruar edhe pacientët me kancer.