Korçë- Tenton të vrasë veten një i dënuar në burgun e Drenovës.
Burime nga ky institucion bëjnë me dije se 28 vjeccari Pandi Stefo, ka tentuar të vrasë veten me një mjet prerës të improvizuar, duke u dëmtuar në pjesën e qafës.
Ngjarja ka ndodhur rreth ores 1, pas mesnate.
Dyshohet se Stefo është kërcënuar nga të burgosurit e tjerë në dhomë, dhe në gjendje depresioni ka tentuar ti japë fund jetës.
Ai është transportuar në spitalin e Korçës në gjendje kritike për jetën. Pandi Stefo është dënuar për veprën penale të “trafikimit të narkotikëve”.
Ky është rasti i dytë i tentativës së vetvrasjes në këtë burg. noa.al