Ballina Lajme Tentoi të përdhunonte bashkëkombësen 21-vjeçare, shqiptari ia mbath në Shqipëri e Greqi...

Tentoi të përdhunonte bashkëkombësen 21-vjeçare, shqiptari ia mbath në Shqipëri e Greqi por nuk gjen shpëtim nga drejtësia Italiane

1

4 vite burg është dënuar një shqiptar i cili akuzohet për tentativë përdhunimi në Itali, të një 21-vjeçareje po nga Shqipëria. Ngjarja ndodhi në Forte dei Marimi në Itali.

Ngjarjet, siç raporton gazeta La Nazione , ndodhën shkurtin e kaluar. E reja shqiptar po ecte në errësirë, ku bashkëkombasi i tij i është hedhur përsipër dhe ka tentuar që ta përdhunojë. Vajza ka luftuar deri në fund dhe ka mundur të lirohet nga duart e sulmuesit. Ajo është ndihmuar nga një burrë që ishte aty pranë. Më pas ajo ka bërë një denoncim në polici.

Agresori ka mundur të larohet drejt Shqipërisë, prej andej në Greqi. Por arratia e tij nuk ka zgjatur shumë, pasi është kapur nga policia dhe është arrestuar, më 14 mars. Prej atje ai u ekstradua drejt Italisë, ku edhe u dënua.