Ballina Lajme Tensionet në veri të Kosovës, zëdhënësi i DASH: Situata mund të përshkallëzohet,...

Tensionet në veri të Kosovës, zëdhënësi i DASH: Situata mund të përshkallëzohet, palët t’i përmbahen dialogut

1

Kosova dhe Serbia nuk duhet të rrezikojnë të gjithë progresin që është bërë përmes dialogut deri më tani dhe se duhet të vetëpërmbahen për të mos nxitur më tensione në veri të Mitrovicës. Kështu ka deklaruar zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price në një konferencë për shtyp.

Price tha se dy vendet duhet të implementojnë marrëveshjet që janë dakorduar deri më tani me ndërmjetësimin e Brukselit, ndërsa shtoi se tërheqja e Listës Serbe nga Parlamenti shkakton potencial për rritje të tensionit në veri të Kosovës.

“Ne po u bëjmë thirrje të dyja palëve që të zbatojnë detyrimet që kanë nënshkruar përmes procesit të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Largimi i serbëve të Kosovës nga institucionet nuk është zgjidhje për mosmarrëveshjet aktuale dhe ka potencial për eskalim të mëtejshëm të tensioneve në terren. Të gjitha palët duhet të bëjnë hapa për të zvogëluar tensionet dhe të sigurojnë paqe dhe stabilitet”, u shpreh ai.  

Këto tensione tha zëdhënësi i DASH rrezikojnë jetën e qytetarëve të pafajshëm por edhe të forcave ndërkombëtare paqeruajtëse që janë në terren.

“Aksionet dhe retorika që rritë mundësinë e dhunës vë jetë të pafajshme dhe të forcave ndërkombëtare paqeruajtëse që janë në terren në një rrezik të panevojshëm. Shtetet e Bashkuara të Amerikës pajtohen me Bashkimin Evropian se zhvillimet e fundit janë shqetësuese dhe vënë në rrezik progresin e rëndësishëm të arritur deri tani në dialogun e ndërmjetësuar nga BE”, tha Price

Tensionet në veri nisëm që pas planit të qeverisë së Kosovës për të implementuar reciprocitetin e targave duke bërë që Lista Serbë të largohet nga Kuvendi dhe të dorëzojë mandatet. Kryeministri Albin Kurti reagoi duke akuzuar Serbinë se po kërkon të destabilizojë Kosovën dhe se ka refuzuar plani franko-gjerman.

/rtsh.al/