Ballina Rajoni Tensionet në veri, serbët vijojnë protestat! Kurti: Do punojmë me SHBA-në për...

Tensionet në veri, serbët vijojnë protestat! Kurti: Do punojmë me SHBA-në për shtensionim të situatës

0

Serbët në veri të Kosovës vijojnë edhe sot (2 qershor) protestat e tyre për të mos pranuar kryetarët e rinj në ndërtesat komunale në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç.

Situata në veri të Kosovës aktualisht është e qetë, ndërsa ndërkombëtarët kanë rritur presioni  mes palëve që të ulin tensionet dhe të plotësojnë 3 kushtet e vendosura nga BE gjatë takimit në Moldavi.

Për situatën në veri, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me Zëvendës Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, Jon Finer.

Kurti është zotuar për bashkëpunim me SHBA-në për të shtensionuar tensionet në vend.

“E falënderoj për thirrjen e tij dhe u zotova për të punuar me SHBA-në për të shtensionuar tensionet. Kjo kërkon një fund të menjëhershëm të dhunës nga turmat e sponsorizuara nga Beogradi kundër oficerëve të sigurimit deri në zgjedhjet e reja në ato komuna”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Në takimin në Moldavi mes presidentes Vjosa Osmani, presidentit serb Aleksandar Vuçi, presidentit  francez Emanuel Macron dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz u kërkua mbajtja e zgjedhjeve të reja në veri, sigurimi i pjesëmarrjes së serbëve të Kosovës dhe fillimin e punës për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

Situata në veri të Kosovës u tensionua më 29 maj, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç, kur Policia e Kosovës ndihmoi kryetarët shqiptarë të komunave me shumicë serbe,  të hyjnë në zyrat komunale. Kjo u pasua me protesta të dhunshme ku për pasojë 30 ushtarë të KFOR-it mbetën të plagosur në Zveçan.

/rtsh.al/