Ballina Rajoni Tensionet në veri/ Kurti: Serbia kërkon të rikthejë luftën! Jemi të interesuar...

Tensionet në veri/ Kurti: Serbia kërkon të rikthejë luftën! Jemi të interesuar për bashkëbisedime me komunitetin serb në Kosovë

1

Teksa ka akuzuar Serbinë se kërkon “rikthimin e luftës”, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka theksuar se qeveria e drejtuar prej tij kërkon paqe dhe dialog.

Në një konferencë për shtyp, në një kohë kur situata në veri të Kosovës është mjaft e tensionuar, Kurti u shpreh i gatshëm të bashkëbisedojë dhe bashkëpunojë me komunitetin serb në Kosovë, duke i bërë thirrje të marrin “pozitat që i takojnë” sipas Kushtetutës.  

Serbia nuk po e fsheh se kërkon rikthim në Kosovë, pra të vazhdojë luftën. Luftën që e humbi dhe kapitullimin e pranoi asaj kohe në Kumanovë. Mohimi i shtetit të Kosovës nga ana e Serbisë përbën kërcënim të vazhdueshëm për ekzistencën e vendit tonë. Në veri të vendit paqja mbeti e brishtë. Në Kosovë sundimi i ligjit është i padiskutueshëm, është dëshmia që kemi republikë mbi qeveri dhe rregull të përbashkët mbi çfarëdo politike të pjesshme. Qeveria e Kosovës është e interesuar për bashkëbisedim e bashkëpunim me komunitetin serb në Kosovë. Duam që komunitet serb në Kosovë të marrin pozitat që i takojnë me kushtetutë. Fatkeqësisht Serbia, përmes grupeve kriminale dhe duke shfrytëzuar mungesën e ligjit në veri, po mban peng qytetarët serb. Ftoj serbët në Kosovë të qeverisin bashkë me ne. Serbia dëshiron kthim në kohë të luftës kur ka kryer gjenocid në Kosovë, ne duam të ardhme demokratike dhe evropiane”, tha Kurti.

Deklarata e Kurtit vjen pas sulmit me bombë ndaj patrullës së EULEX, veprim që është dënuar nga BE dhe SHBA.

/rtsh.al/