Ballina Lajme Tensionet në Kosovë, Rama: Mbështesim planin franko-gjerman! Duhet dialog me Serbinë për...

Tensionet në Kosovë, Rama: Mbështesim planin franko-gjerman! Duhet dialog me Serbinë për të mos humbur aleatët

1

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me situatën e tensionuar në Kosovë, pas largimeve masive të zyrtarëve serbë nga institucionet e vendit. Në një postim në Twitter, Rama i bën thirrje Prishtinës për dialog me Serbinë “për të mos humbur edhe aleatët”. Ndalur te deklarata e kryemninistrit të Kosovës, Albin Kurti, se Serbia ka refuzuar planin franko-gjerman, Rama thekson se Shqipëria mbështet plotësisht idenë themelore të këtij pakti.

Propozimi i Francës dhe Gjermanisë kërkon që Serbia të lejojë Kosovën të anëtarësohet në institucione dhe organizata ndërkombëtare, në këmbim të anëtarësimit të shpejtë të Serbisë në Bashkimin Evropian.

Po e ndjekim me vëmendje të madhe e shqetësim të vërtetë situatën e acaruar në Kosovë dhe bashkohemi me qëndrimet e aleatëve tanë strategjikë SHBA dhe BE. Ndërkohë që mbështesim plotësisht idenë themelore të Planit Franko-Gjerman bëjmë thirrje për vetëpërmbajtje dhe dialog. Autoritetet e Kosovës janë në të drejtën e tyre të kenë rezerva për Asociacionin e Komunave Serbe dhe unë e mirëkuptoj këtë! Por i mirëkuptoj edhe aleatët kur e kërkojnë këtë me “forcë”! Prandaj duhet kërkuar një dialog i palodhur me Serbinë për të mos humbur edhe aleatët!”, shkruan Rama.

Më 5 nëntor, Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës, u larguan nga të gjitha institucionet e Kosovës. Ky vendim erdhi pasi autoritetet e Kosovës pushuan drejtorin e Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, pasi ai refuzoi të zbatojë vendimin e qeverisë për targat. Kryeministri Albin Kurti reagoi duke akuzuar Serbinë se po kërkon të destabilizojë Kosovën.

/rtsh.al/